Rajon & Botë

Sulm ajror në Jemen, 29 të vrarë

Të paktën 29 persona kanë humbur jetën sot dhe 17 të tjerë janë plagosur, në sulmet më të reja ajrore të koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite në një hotel dhe treg në Jemen, njoftuan zyrtarë medicinalë dhe dëshmitarët.

Në sulmin në rajonin Sahar, në provincën veriore Saadah, e cila ndodhet në kufirin me Arabinë Saudite, është shkatërruar një hotel dhe shumë tezga në tregun e afërt.