Rajon & Botë

Sulm në Filadelfia: 1 një vrarë, 6 të plagosur

Dy oficerë të policisë dhe katër civilë janë plagosur mbrëmë gjatë një incidenti me të shtëna me armë në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara, incident ky që përfundoi me vrasjen e të dyshuarit.

Rreshteria Sylvia Young nga departamenti vendor i policisë, u qëllua plot tetë herë nga një person i armatosur gjersa qëndronte e ulur në makinën e saj, transmeton Express.

“Ai thjesht eci në drejtim të saj.. dhe e qëlloi me armë. Nuk tha gjë,” tha komisionari i policisë Richard Ross.

Ai shtoi se i dyshuari ka shkrepur 15 plumba në drejtim të makinës se polices.