Rajon & Botë

Sulmet ajrore shkatërrojnë spitalin e vetëm në qytetin perëndimor sirian

Sulmet ajrore kanë shkatërruar spitalin e vetëm në qytetin Atareb, i cili kontrollohet nga rebelët, në perëndim të Aleppos, duke plagosur disa anëtarë të stafit mjekësor.

Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut, monitorues i luftës me bazë në Britani të Madhe, njofton se aeroplanët luftarakë e kanë goditur vazhdimisht qytetin gjatë natës së diel dhe mëngjesin e së hënës, duke e bërë spitalin e vetëm në vend që të dalë jashtë sistemit përgjithmonë, transmeton Express.

Sulmet ajrore e kanë qëlluar spitalin drejtpërdrejt, si dhe zonat për rreth tij./Express/