Aktuale

Sulmohet me granatë ambasada amerikane, sulmuesi kryen vetëvrasje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë është sulmuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmin e ka konfirmuar qeveria malazeze përmes një lajmi të publikuar në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Metro.

“Një person i panjohur hodhi një granatë dore në oborrin e ambasadës amerikane para se ta hidhte veten në erë”, thuhet në njoftim që e kanë konfirmuar edhe pala amerikane.

Mediumi malazez portalanalitika.me ka raportuar që banorët kanë dëgjuar dy shpërthime pak pas mesnatës së 22 shkurtit, që konsiston me versionin që i dyshuari hodhi granatë para se të kryente vetëvrasje me një tjetër bombë. /gazetametro.net