Aktuale

Sulmohet një polic në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme një polic është sulmuar verbalisht në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është sulmuar një polic, i cili ishte jashtë detyrës, shkruan lajmi.net.

Sipas raportit, polici është sulmuar verbalisht nga një person dhe deri te kjo ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje në trafik.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/