Aktuale

Sulmohet shefi i Shërbimit Korrektues Sokol Zogaj

Mëngjesin e sotëm është sulmuar U.d drejtori i Burgjeve Sokol Zogaj.
Rasti ka ndodhur derisa Zogaj po dilte nga banesa e tij.

Nuk dihet akoma se nga kush u krye ky sulm.

sipas mediave ai është rrahur me shufra metalike dhe mjete tjera të forta në kohën kur po shkonte në punë.

Zogaj aktualisht është në emergjencë duke u trajtuar. Ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, kryesisht në kokë

Rasti është konfirmuar nga Ministria e Drejtësisë.

“Sot, rreth orës 07:00 të mëngjesit duke dalë nga banesa e tij në Prishtinë, nga persona deri më tash të panjohur është sulmuar brutalisht Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Sokol Zogaj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë e cila e ka dënuar ashpër sulmin brutal ndaj z. Zogaj, dhe i ka ftuar organet kompetente ta trajtojnë rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij akti brutal të dalin para organeve të drejtësisë.

“Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunoj me organet kompetente deri në zbardhjen e plotë të sulmit brutal ndaj z. Zogaj.

the authorE B