Aktuale

Superaksion i Policisë së Shtetit në Shqipëri, arrestohen 25 persona (Video)

Gjatë ditëve të fundjavës shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin  kanë qenë të angazhuara në zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e masave si dhe në  mbarëvajtjen e trafikut në të gjitha akset rrugore kombëtare pasi ngarkesa në këto akse ka qenë e madhe.

Të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore kanë qenë të shtrira në të gjitha akset respektive për të bërë të mundur pasjen e  një trafiku normal dhe pa bllokime të gjata.

Përveç angazhimit në trafik shërbimet e Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor  me qëllim  parandalimin e ngjarjeve rrugore në jetën dhe shëndetin e shtetasve.

Gjatë fundjavës në data 05-06-07.08.2016 janë vendosur gjithsej 4.776 masa administrative:

Janë arrestuar 12 drejtues mjetesh të pa pajisur me Leje Drejtimi .

Janë arrestuar në flagrancë  13 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej  87 Leje Drejtimi , nga këto: 11 për alkool, 52 për shpejtësi dhe 24 të ndryshme.

Janë vendosur 839 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi, 139 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 646 masa për shpejtësi/parakalime të gabuara, si dhe 121 masa për përdorim celulari.

Si dhe janë dërguar në OASH, 84 drejtues mjetesh .

Gjithashtu janë këshilluar një numër i konsiderueshëm drejtuesish të automjeteve  për shkelje të lehta të Kodit Rrugor

Në ditët në vijim, Policia rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në  sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor si  dhe në evidentimin dhe  ndëshkimin e  shkelësve të Kodit Rrugor.