Aktuale

Suspendohet arsimtarja që përpiloi testin me shembuj të pazakontë

Në një shkollë fillore në Alabama të Shteteve të Bashkuara, një arsimtare iu ka shpërndarë nxënësve testin e matematikës, ku ka marrë shembuj të dhunshëm dhe banalë.

Joanne Bolser është suspenduar, kur dhjetë pyetjet që ia ka shpërndarë nxënësve të klasës së tetë, janë shfaqur para udhëheqësve të shkollës, transmeton Telegrafi.

“Leray ka dy njësi nga 28 gramë me kokainë. Nëse ai i shet tetë copa Antonios për 320 dollarë, si dhe dy gramë Juanit, me 85 dollarë për gram, sa vlen në treg të rrugës pjesa tjetër e mallit”, është njëra nga pyetjet që ka përpiluar Bolser.

Arsimtarja e cila pensionohet vitin e ardhshëm, ka marrë edhe shembuj me bazë prostitucionin, si: “Tyrone ka mposhtur katër femra të grupit. Ne grup kanë qenë 20 femra. Cila është përqindja e femrave që i ka mposhtur Tyrone?”.

Shembujt e pazakontë, si dhe gjuha e vrazhdë kanë bërë që jo të suspendohet menjëherë, ndërsa pritet të merret në pyetje dhe të caktohet vendimi rreth vazhdimit të ligjërimit të saj.

Leave a Reply