Aktuale

Sveçla: Në Burgun e Lipjanit vdiq dëshmitari kryesor i rastit të Astrit Deharit

Në mesditë sot në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ka ndërruar jetë një i paraburgosur.

Lajmin për vdekjen e N.M. e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Por tash është zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla që ka thënë se personi në fjalë ka qenë dëshmitari kryesor i rastit të ish-aktivistit të kësaj lëvizjeje, Astrit Dehari që muaj më parë pati vdekur në Burgun e Prizrenit.

“Në burgun e Lipjanit vdes dëshmitari kryesor, ish-cimeri i dhomës së Astrit Deharit. Çka po ndodhë…”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.

the authorSamir Dalipi