Sport

A do ta vazhdoj kontratën me Real Madridin? Përgjigjet Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka një lajm të mirë për tifozët e Real Madridit

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se është i lumtur në Real Madrid. Ai ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e kontratës me kampionin e Spanjës dhe Evropës.

“A do ta vazhdoj kontratën? Është një pyetje e mirë”, deklaroi Ronaldo pas dy golave të shënuar në fitoren ndaj Borussia Dortmundit (1:3) në Ligën e Kampionëve

“Jam i lumtur, gjërat janë duke rrjedhur në mënyrë natyrale. Jam i lumtur për bashkëlojtarët e mi. Është një pyetje që më mirë t’ia shtroni presidentit i cili e di më mirë se unë. Unë e bëj atë që më pëlqen dhe jam i lumtur”, theksoi ai.

Duhet theksuar se Cristiano Ronaldo ka luajtur ndeshjen e tij të 400 për Real Madridin ndaj Borussia Dortmundit. /Express/