Aktuale

Takohen grupet punuese të VV-së dhe LDK-së, ja çka do të diskutojnë

Në selinë e Vetëvendosjes ka filluar takimi i grupeve punues për përafrimin e programit qeverisës VV-LDK.

Në këtë takim do të diskutohet për sundimin e ligjit dhe reformën në drejtësi. Ekipi i LDK-së përbëhet nga Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Arben Gashi dhe Armend Zemaj.

Ndërsa nga LVV-ja në takim po marrin pjesë: Albulena Haxhiu, Sami Kurteshi dhe Blerim Sallahu, zyrtar ligjor në këtë parti.

Takimi i sotëm vije pas atij të ditës së hënë që ka zgjatur rreth tri orë dhe është vazhdimësi e përpjekjeve për koordinimin paraprak të qëndrimeve për arritjen e koalicionit të mundshëm qeverisës mes këtyre dy subjekteve politike.