Sport

Talentin që e duan të gjithë, kushton 100 milionë funte

Jadon Sancho është njëri ndër lojtarët më të përfolur aktualisht në futboll.
Talenti anglez ishte pjesë e akademisë së Manchester Cityt, por verën e kaluar e transferoi Dortmundi.

Kështu, skuadra gjermane ka bërë me dije se ata mund ta shesin Sanchon, vetëm nëse marrin mbi 100 milionë funte, përcjell “lajmi.net”.

Dortmundi e di se skuadrat angleze janë të interesuara për talentin, andaj një shumë e tillë mund t’i ndal ata për së paku edhe një sezon. /Lajmi.net/