ShowBiz

Tara e Teutës dhe Bleros arrin një sukses ndërkombëtar

Blero dhe Teuta ka vite që i kanë dhënë fund martesës së tyre, duke vazhduar kështu secili jetën e tyre, shkruan GazetaBlic.

Secili nga ta tashmë ka krijuar familjen e tij. Teuta tani është e martuar me Adonisin me të cilin ka dhe një vajzë Kaian, ndërsa Blero në anën tjetër ka vitë që është në lidhje me modelen, Afrona Dika.

Por, nga martesa e tyre çifti kanë një vajzë, Tarën.

Teuta është mjaft aktive në rrjetet sociale ku publikon fotografi e video të fëmijëve të saj.

Jemi mësuar shpesh ta shohim Tarën në reklama të ndryshme, e sot Teuta e ka bërë publiku një arritje tjetër të vajzës së saj, pasi ajo është bërë pjesë e reklamës ndërkombëtare të telefonave të mençur ‘Huawei’.

“Shpirti jem, krenaria jem, Tara ne reklame nderkombetare te telefonave Huawei” ka shkruar Teuta./GazetaBlic