Sport

Tare: Ky lojtar i Shqipërisë më pëlqen shumë

Igli Tare, drejtori Sportiv i Lazios, ka zbuluar se cili lojtar i Kombëtares shqiptare i pëlqen

Ish ylli i Shqipërisë, Igli Tare ka zbuluar se sulmuesi i ekipit turk, Osmanlıspor, Sokol Cikalleshi i pëlqen shumë.

Ai nuk e kupton se si sulmuesi i Kombëtares shqiptare ende luan në një kampionati si Superliga e Turqisë.

“Kombëtarja e Shqipërisë ka disa lojtarë që kanë cilësi që të luajnë në klube të mëdha sesa luajnë aktualisht. Për shembull, më pëlqen Sokol Cikalleshi”, ka deklaruar Tare për mediat italiane, përcjell Express.

“ Ai luan në të njëjtin rol që kam luajtur edhe unë, ai është një futbollist i fuqishëm dhe sheh mirë portën. Nuk e kuptoj se si është e mundur që ai është luajtur në një kampionat të nivelit të dytë “, theksoi Tare.

Ndoshta, gjatë verës së ardhshme, Tare, i cili mbanë pozitën e drejtorit sportiv në Lazio, do ta transferoj Cikalleshin në ekipin romak. /Express/