ShowBiz

“Të dua përgjithmonë”, Afrona dhe Blero i bëjnë dedikime dashurie publikisht njërit-tjetrit

Blero dhe Afrona kanë shkruar fjalët më të ëmbla për njëri-tjetrin.

Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë çifti më i komentuar i estradës shqiptare, shkruan lajmi.net.

Dyshja edhe pas martesës vazhdojnë të jetojnë larg njëri-tjetrit, për shkak të profesioneve të tyre, por shumë shpesh udhëtojnë për të qenë afër njëri-tjetrit.

Së fundi, Afrona shkëputi një foto nga seti fotografik i dasmës dhe i bëri dedikim romantik Bleros, duke shkruar  “@bleromuharremi Te dua pergjithmon❤️🙏🏼”.

Nuk mungoi komenti i Bleros, i cili i dashuruar kokë e këmbë shkroi “@afronadika shpirti ma i paster je ti gruja jem ❤️ Te dua perjetsisht”. 

the authorGazetaKNN