ShowBiz

Të gjithë duan të ikin…çifti i njohur shqiptar kthehet nga Amerika!

Është një nga aktorët më të njohur dhe më të pëlqyer në vendin tonë madje që në momentin e parë kur ka qenë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”.

Megjithatë në këto vite aktorin Elvis Pupa e kemi parë të largohet e të kthehet shpesh në vendin tonë që nga Amerika ku deri më tani ka jetuar me bashkëshorten e tij Belina.

Por duket se për disa kohë ata do të jetojnë këtu, pasi përmes nje postimi në Instagram Belina ka treguar se do të nisë punë si pedagogë në Universitetin e Tiranës.

Sezonin e shkuar Vis Pupa, u kthye në vendin tonë për projektin “M’fal për shprehjen”, emision të cilin këtë sezon nuk po e realizon më.

Nuk dihet nëse tashmë edhe bashkëshortja e tij është zhvendosur në Shqipëri do të shohim aktorin në ndonjë format të ri televiziv./Gazeta Express/

the authorE B