AktualeLifestyle

Të menduarit e shumtë iu “shterr” energjinë

Nëse ndiheni të lodhur në fund të një dite të vështirë në zyrë, mund të jetë për shkak se keni menduar shumë. Studiuesit kanë zbuluar se mendimet e shumta mund të çojnë në lodhje mendore, duke e bërë më të vështirë marrjen e vendimeve.

Shkencëtarët analizuan përbërjen kimike të trurit të dy grupeve të njerëzve gjatë një dite pune të përafërt. Njërit grup iu dhanë detyra të lehta, ndërsa tjetrit iu tha të kryente versione më kërkuese të të njëjtave detyra njohëse.

Shenjat e lodhjes, si zvogëlimi i zgjerimit të bebëzës, u regjistruan vetëm në grupin që kryente detyra më komplekse. Duke përdorur spektroskopinë e rezonancës magnetike, studiuesit nga Spitali Universitar Pitie-Salpetriere në Paris, zbuluan se puna njohëse me kërkesë të lartë çoi në një grumbullim të glutamatit – një kimikat që qelizat nervore përdorin për të transmetuar sinjale në qelizat e tjera – në zonën e korteksit para frontal të trurit.

Menaxhimi i tepricës i bën aktivitetet e tjera para-frontale të korteksit, të tilla si planifikimi dhe vendimmarrja, më të vështira, duke i shtyrë subjektet të favorizojnë veprimet me përpjekje të ulëta dhe me shpërblim të lartë, ndërsa fillon lodhja konjitive.

Një nga autorët e studimit, Mathias Pessiglione, tha më parë që nga teoritë e sugjeruara u tha se lodhja ishte një iluzion i sajuar nga truri për të na bërë të ndalojmë atë që po bëjmë, dhe të kthehemi në një aktivitet më të këndshëm.