Shëndetësi

Të mirat shëndetësore të mentës

Menta ( e njohur edhe si nenexhik) rrjedh nga familja e bimëve Lamiaceae (familja e artë). Besohet se ekzitojnë 13 deri në 18 lloje të mentës, megjithatë dallimi i saktë është ende i paqartë.

Është erëz e cila përdoret në kuzhinë, në preparatet e kozmetikës, si aroma terapi, dhe gjithashtu që nga lashtësia është përdorur edhe për trajtim mjeksor, shkruan arbresh.info

Ja cilat janë përfitimet shëndetësore që sjell menta:

Është e mirë për sistemin e frymarrjes. Ka veti anti-inflamatore dhe kjo është një ndër arsyer kryesore që përdoret për të trajtuar sëmundjet e frymarrjes, si kola e thatë, bronkiti, etj.

Menta gjithashtu është antiseptik. Mund të parandalojë zhvillimin e mikroorganizmave të dëmshëm, që zakonisht zhvillohen nëpër rrugët e frymarrjes.

Përmban acid askorbik, që lehtëson largimin e mukozs dhe gëlbazës. Ndihmon shumë ata që janë të prekur nga sinusi.

Është e mirë për lëkurën tuaj, sepse ajo mund të ndihmojë në trajtimin e çështjeve të lëkurës të tilla si ekzema.

Ndihmon në sistemin e tretjes dhe parandalon fryerjen e stomakut.

Përmison cilësinë e gjumit dhe lufton pagjumësinë.

Përmison qarkullimin e gjakut.

Menta ndihmon është luftën kundër stresit dhe rekalson muskujt./arbresh.info/