Aktuale

Të paktën 6 të vdekur dhe 18 të lënduar në një aksident rrugor në Siberi

Gjashtë persona kanë humbur jetën në një aksident në rajonin Khanty-Mansi të Siberisë. Lajmin e kanë bërë të ditur mediet ruse.

Zyrtarët kanë thënë se numri i të vdekurve mund të rritet pasi disa prej të lënduarve janë të lënduar rëndë dhe ndodhen në gjendje kritike. Në këtë aksident u përfshi një autobus punëtorësh, dy kamionë, një veturë dhe një kombibus.

Aksidenti ndodhi në një zonë të pabanuar, 100 kilometra larg qytetit Nefteyugansk. Më saktësisht, fatkeqësia ndodhi në autostradën që lidh qytetet Tyumen dhe Khanty-Mansiysk, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

the authorBurbuqe Metolli