Aktuale

Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Një person ka raportuar në Policinë e Prizrenit se derisa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Nora Kelmendi” në Prizren, njofton policia.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veture, i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me arme zjarri ne drejtim te tij dhe është larguar ne drejtim te panjohur”, ka njoftuar policia.

Nga të shtënat me armë zjarri janë shkaktuar dëme në veturë.

“Nuk raportohet për te lënduar për veç dëmit te shkaktuar në veturë. Në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja“, njofton policia./Express/