Rajon & Botë

Të shtëna në Marsejë, dy të vdekur

Nga disa të shtëna në Marsejë, është raportuar se janë vrarë dy persona.

Vrasjet ndodhën në rrethin Chartreux të qytetit francez Marsejë. Sulmi besohet se ishte i lidhur për hakmarrje, njoftojn Sputnik, transmeton Gazeta Express.

Viktimat besohet se janë rreth moshës 20 vjeçare, të cilët ishin nisur për në udhëtim.

Policia franceze në periferi të vendit ka gjetur një makinë të djegur, por ende nuk është e qartë nëse kjo ka lidhje me incidentin.