Kuriozitete

Tek kjo çeshme në Prizren të rinjtë “vetëvriteshin për dashuri’

Në kodrën afër kalasë së Prizrenit gjendet “Pasha Çeshmja”, një krua që edhe sot e kësaj dite banorët e përdorin me shpresë se do t’u ndihmojë në zgjidhjen e hallave.
Banorët e Prizrenit me rrethinë e quajnë si “Pasha Çeshmja”, por që po që se gjurmohet në histori ajo njihet se çezma e Pashait. Ajo duket se ka qenë një çezmë e burgut në periudhën osmane.

Atje thuhet se ishte burgu për eprorë e jeniçerë që dënoheshin me ferman nga Perandoria osmane. Besohet se uji i këtushëm ishte nxitës për dashuri, dhe shumë nga të burgosurit që pinin këtë ujë binin në dashuri. Ky burim ende shfrytëzohet nga shumë prizrenas.

Ilaç për shërimin e sëmundjes “Ibret” Për të pasur sukses një familje së pari shkonte për të mbushur enët në “Pasha çeshmen”. Në afërsi të këtij kroi thonë pleqtë dikur kishte një lis që quhej Lisi i Pashës, e ku nga aty rridhte një ujë i bardhë si qumësht që shërbente për shërimin e syve të fëmijëve, pastaj për gratë që nuk lindnin që të bëheshin nëna e kështu me radhë.

Profesor Mejdi Elezi shpjegon se ujit i këtij kroi lidhej ngushtë edhe me kultin e zjarrit e kjo kishte të bënte me ripërtëritjen e natyrës dhe bimësisë. Shumë pleq sidomos të Prizrenit e të rrethinës flasin për këtë krua që e konsiderojnë të shenjtë.

Sipas një gojëdhëne, ky krua ka shërbyer edhe për Kalanë e Cucës edhe për kalanë e këtij qyteti. Banorët e vjetër të Prizrenit tregojnë se ai krua ka jo më pak se shtatë legjenda të ndryshme. Janë shprehur se burimi kësaj çezme ishte ujë për dashuri, se ai që e pinte këtë ujë nuk mund të rrinte pa këtë se ai ishte një lloj ilaçi dhe shëronte një lloj sëmundje që quhej “Ibret”.

Ata thonë se uji ka një shije me sulfur, që ndikon edhe në mbylljen e plagëve. Ka të tillë që mendojnë se ky ujë ndihmonte edhe në plleshmëri.

Plaku i mençur i kësaj ane Adem Gashi tregon një histori se si një udhëheqës i lartë turk ishte dënuar në këtë burg -Zindan- siç e quante ai dhe pasi që ai kishte kryer burgun kishte shkuar në Turqi në detyrë të re, mirëpo pas tre muajsh e kishte marrë malli që përsëri të pinte atë ujë.

“Kur mori urdhrin- fermanin se nuk mund të shkonte edhe njëherë në Prizren gjegjësisht në atë burg për ta vizituar ai kishte var vetën”, u shpreh ai.

Gashi shprehet se njerëzit ishin lidhur me këtë krua në mënyrë të ndryshme. Ai thotë se para Luftës së Dytë Botërore, atje ka pasur një vendbanim që kryesisht e kanë pasur banuar banorë nga krahinat e Lumës së Shqipërisë, për shkak të kullosave dhe për ujin e shëndetshëm. /Kosova Sot/

Leave a Reply