Kuriozitete

Teknika japoneze për të çliruar stresin në 5 minuta

Një dozë e caktuar stresi në jetët tona është normale, por stresi i tepruar mund të ndikojë për keq në shëndetin tonë dhe jetën tonë të përditshme.

Ju ftojmë të provoni një teknikë të lashtë japoneze për çlirimin e stresit e cila nuk zgjat më shumë se 5 minuta dhe mund të bëhet kudo. Për ta praktikuar këtë teknikë, është e rëndësishme të kuptojmë se secili prej gishtave të dorës prezanton një ndjesi të ndryshme ose gjendje.

1. Gishti i madh përfaqëson shqetësimin. Ndihmon në luftimin e emocioneve shqetësuese dhe ankthit.

2. Gishti tregues përfaqëson frikën. Ju ndihmon ta luftoni atë.

3. Gishti i mesit përfaqëson zemërimin. Ju ndihmon ta mbani nën kontroll dhe të qetësoheni.

4. Gishti i unazës përfaqëson trishtimin. Ju ndihmon të luftoni depresionin, dëshpërimin dhe ju ndihmon të jeni më deciziv.

5. Gishti i vogël përfaqëson vetëvlerësimin. Ndihmon të qetësoni ankthin, të rrisni opmizmin dhe vetëvlerësimin.