Rajon & Botë

Teksas, studenti vret policin teksa po merrej në pyetje

Autori i ngjarjes, i identifikuar si Hollis Daniels, ishte dërguar në komisariat pas një kontrolli në dhomën e tij, të nxitur nga fakti që në kampusin universitar ishte gjetur drogë. Por në stacionin e policisë, ai raportohet të ketë nxjerrë armën e ta ketë qëlluar oficerin në kokë.

Një oficer i policisë është vrarë nga një student 19 vjeçar në Universitetin e qytetit, Lubok të Teksasit në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar mbylljen e përkohshme të kompleksit universitar, kanë raportuar mediat lokale.

I riu më në fund u kap e po merret në pyetje. Të shtënat ndodhën orët e vona të mbrëmjes së të hënës.
Autori i ngjarjes, i identifikuar si Hollis Daniels, ishte dërguar në komisariat pas një kontrolli në dhomën e tij, të nxitur nga fakti që në kampusin universitar ishte gjetur drogë.
Por në stacionin e policisë, ai raportohet të ketë nxjerrë armën e ta ketë qëlluar oficerin në kokë.