Tech

Telefoni me 5 lente të kamerës përpara, vjen nga kompania Nokia

Smartfoni i markës Nokia i ri po iu shkakton njerëzve një fobi të rrallë.
Dizajni modern i ‘PureView’, i cili u lansua së fundmi në Kongresin Botëror të Celularëve të Barcelonës 2019, krenohet me një “penta-kamera” me pesë lente, transmeton lajmi.net.

Fotot e realizuara të pajisjes thuhet se kanë rezolucion deri në 240 megapikselë falë sistemit të kombinuar, të aktivizuar nga pesë senzorë.

Por paraqitja e funksionit është vërtetuar si problematike për personat që kanë tripofobi: një aversion pak i njohur për grupe të vrimave të vogla.

Thënë thjeshtë, tripofobia është frika nga vrima e vogla.

Sipas një raporti në Metro, një numër njerëzish kanë shprehur shqetësimet e tyre në Twitter. /Lajmi.net/