Sport

Televizioni katalonas kritikohet për shkak të përkrahjes për Juventusin

Televizioni publik i Katalonisë është vënë në qendër të kritikave pasi haptas i ka shprehur mbështetje klubit të futbollit Juventus, i cili nesër do të luajë kundër Real Madridit në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve.

Spoti televiziv në të cilin paralajmërohet finalja në Cardiff, fillon me xhirimin e lojtarëve të Real Madridit në fanella të bardha, rivalë historik të Barcelonës në Kataloni, të cilët ngritin kupën e garës së kaluar, transmeton AFP.