Aktuale

Temperaturat do të shënojnë ulje, moti për dy ditë

Të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare, më të theksuara për rreth maleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Të shtunën, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu dhe bore, deri sa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë.

Temperaturat do të shënojnë ulje për 8-10 gradë Celsius, sidomos ato maksimalet derisa minimalet do të shënojnë rritje të lehta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.