Rajon & Botë

Temperaturat ekstreme, qeveria irakiane urdhëron ditë pushimi

Kryeministri i Irakut, Haider al – Abadi ka urdhëruar të gjithë stafin e qeverisë që ta marrë ditën e enjte pushim, për shkak të temperaturave të larta.

Meteorologët parashikojnë që temperaturat të arrijnë deri në 50 gradë në kryeqytetin Bagdad, orët e pasdites.

Temperaturat e larta pritet të prekin gjithashtu qytete si Basra dhe Mosul.

Ky mot ekstrem pritet të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike, duke i lënë njerëzit gjithashtu pa ajër të kondicionuar.

Temperaturat rekord që kanë goditur rajonin, kanë prekur gjithashtu pjesë të Europës gjatë javëve të fundit, përfshirë Shqipërinë.

Shkencëtarët paralajmërojnë se moti ekstrem mund të çojë në vdekjen e 52 mijë personave në vit në Europë, deri në 2100, nëse nuk bëhet asgjë për të ndaluar ndryshimet klimaterike.

the authorE B