Rajon & Botë

Tentoi të vriste Donald Trump-in, dënohet me 1 vit burg 20-vjeçari

Një vit burg ka qenë dënimi që gjykata ka dhënë për 20-vjeçarin britanik, Michael Sendford , i cili tentoi të vriste presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, gjatë një mitingu në Las Vegas.

Ai tentoi t’i merrte armën një oficeri policie dhe me të të qëllonte në drejtim të Trump-it, atë kohë thjesht një kandidat për president në Amerikë.

Fillimisht Sendford u përball me akuzën e planifikimit të atentatit dhe si pasojë mund të dënohej me 10 vjet burg, por kjo akuzë ra.

Mbrojtja përdori gjatë gjyqit argumentin se 20-vjeçari vuante nga disa probleme mendore.

Pas dhënie së vendimit, gjykatësi u shpreh se Sendford mund të dilte nga burgu pasi të vuante 4 muaj dënim nga periudha 1-vjeçare dhe do të depërtohej menjëherë në Angli pas daljes nga burgu.