Rajon & Botë

Tërmet i fuqishëm në Iran, 1 person humb jetën

Një tërmet i fuqishëm i shkallës 6.1 Rihter e ka goditur sot Iranin verilindor, afër qytetit të shenjtë Mashhad, duke e vrarë të paktën një person.

Dridhja e fuqishme i ka dëmtuar të paktën katër fshatra afër epiqendrës së vet në rrethinën Sefid Sang, një zonë e largët malore që është shtëpi e 5.000 personave, rreth 80 kilometra në jug të Mashhad, njofton televizioni shtetëror.

Ekipet e shpëtimit dhe helikopterë janë dërguar në vend të ngjarjes për t’i vlerësuar dëmet.

Banorët kanë marrë rrugët nga paniku./Express/

the authorE B