Aktuale

Tërnava: Xhamia qendrore do të ndërtohet këtë vit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, ka bërë me dije se xhamia qendrore në kryeqytet do të ndërtohet këtë vit.

“Me kësmet, xhamia qendrore do të nisë së ndërtuari këtë vit. Jemi në fazën e fundit të përpilimit të projektit. Pasi të përfundojë projekti do të aplikojmë për leje dhe do tanisim ndërtimin e xhamisë. E përsëris, me kësmet të Zotit, xhamia do të nisë këtë vit”, ka thënë Tërnava për gazetën “Epoka e re”./epoka e re/