Aktuale

Tetë pacientë vdesin brenda 24 orësh nga koronavirusi në Kosovë

Edhe tetë pacientë me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme janë konfirmuar edhe 142 raste pozitive me COVID-19.

E sot është shënuar numër dukshëm më i madh i të shëruarve, me 201 pacientë që e kanë mposhtur koronavirusin.

the authorGazetaKNN