Aktuale

Tetë persona të lënduar si pasojë e tymit nga djegia e një banese në Breg të Diellit

Tetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore prej të cilëve 2 vazhdojnë të trajtohen në QKUK si pasojë e zjarrit që ka kapluar sot në mesditë një ndërtesë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Behar Shala, zjarrfikës, ka thënë para mediave se me të marrë informatën se po djeget një banesë kanë intervenuar duke fikur fillimisht zjarrin e duke evakuuar më pas edhe banorët, shkruan arbresh.info.

“Kemi marrë informatën që është duke u djegur një banesë ku gjithë objekti ka qenë në tym në rend të parë kemi intervenuar për fikjen e zjarrit, ndërkaq ekipen e dytë e kemi funksionalizuar për evakuuimin e banorëve.Tetë janë të lënduar prej tymit, 2 janë në QKUK kurse 6 të tjerë janë mirë.Nuk kemi ndodnjë problem për të cekur”, ka thënë Shala.

Ai nuk ka folur për shkaqet e zjarrit duke thënë se Zjarrfikësitë nuk i dinë ende ato.

Arbresh.info ka mësuar nga dëshmitarë në vendin e ngjarjes së zjarri ka ardhur si pasojë e një rrobe që ishte përfshirë nga flakët në atë banesë./arbresh.info/