Aktuale

Tetë persona te vdekur nga COVID- 19 gjatë 24 orëve në Kosovë

IKSHPK ka bërë të ditur se tetë persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në Ksoovë gjatë 24 orëve të fundit.

Në raportin 24 orësh, IKSHPK ka konfirmuar 207 raste të reja me Covid-19 dhe 32 të shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, thuhet në raport.

Sot më 09 korrik 2020, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118.

the authorGazetaKNN