Rajon & Botë

Tetë të vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak

Së paku tetë persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak në rajonin perëndimor të Kubës, Artemisa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në bazë të informacioneve të një zyrtari i cili ka folur në kushte anonimiteti, tetë persona kanë vdekur nga rrëzimi i një avioni në pronësi të kompanisë ajrore Aerogaviota, e cila kryen shërbime për ushtrinë kubaneze dhe institucionet e këtij shteti.

Kompania Aerogaviota ka konfirmuar se avioni i tyre u rrëzua, por nuk ka publikuar më shumë detaje në lidhje me rrëzimin e avionit.