Aktuale

Tetë të vdekur nga zjarri në një hotel në Ukrainë

Shërbimet emergjente në portin e Odesa-s në Ukrainë kanë thënë se tetë persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë janë lënduar nga një zjarr që shpërtheu në orët e para të së shtunës në një hotel.

Raportohet se zjarri ka shpërthyer disa minuta pas mesnatës.

Autoritetet nuk kanë treguar për shkakun e incidentit dhe nuk e kanë dhënë numrin e personave që ndodheshin në ndërtesë në momentin e shpërthimit të zjarrit.

Hoteli “Tokyo Star”, i cili u përfshi nga flakët, i ka 273 dhoma.

Zjarrfikësve iu nevojitën rreth tri orë për ta shuar zjarrin. Besohet se flakët e kanë përfshirë një sipërfaqe prej një mijë metrash katrorë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.