ShowBiz

Teuta Krasniqi befasohet nga Dhurata Ahmetaj (FOTO)

Që të dyja figura të njohura për audiencën shqiptare, me vetëm një ndryshim, e ky është profesioni ndryshe prej njëra-tjetrës.
Fjala është për aktoren e mirënjohur Teuta Krasniqi dhe këngëtaren Dhurata Ahmetaj, të cilat prej kohësh, janë agjendë kryesore e shtypit rozë.

Krejt kjo, shkaku i raporteve mes tyre, meqë Dhurata që në fillimet e saja ta karrierës së saj ishte nën menaxhimin e Bleros, ish-bashkëshortit të Teuta Krasniqit, e kjo bëri që të jetë një nga aludimet për konflikt brenda çiftit.

Gjithsesi, aludimeve të tilla artistet i mbyllën ‘gojën’ me qindra herë, përmes reagimeve në rrjete sociale apo edhe deklarimit në intervista të ndryshme.

E sot, që Teuta feston ditëlindjen, nuk kishte sit ë mungonte edhe urimi nga mikja e saj, që thënë të drejtën përmbante fjalët më të mira që mund t’ia adresosh një personi të dashur.

Më poshtë ju sjellim të plotë urimin: