Aktuale

Thaçi: 21 vjet pas Masakrës së Izbicës, askush nuk doli para drejtësisë

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar Masakrën e Izbicës të kryer më 28 mars 1999 nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

Ai ka shkruar se Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë dhe 21 vjet pas askush nga ekzekutuesit serbë nuk doli para drejtësisë.

“Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror. Në mesin e të vrarëve kishte edhe persona të rrethit tim familjar. Sot , 21 vjet pas këtij krimi askush nga autorët dhe ekzekutuesit serbë nuk doli para drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare”, ka shkruar ai./GazetaExpress/