Aktuale

Thaçi: Demaçi, ikonë e të gjitha gjeneratave për lirinë e Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar Adem Demaçin në 81 vjetorin e lindjes. Thotë se ai është shembull qytetar dhe ikonë e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Shkrimi i plotë i Thaçit në Facebook:    

Simboli i rezistencës sonë kombëtare, baca Adem, sot mbush 81 vjet. Një jetë të tërë ishte ikonë e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndonëse në moshë të shtyrë, ai ende vazhdon të jetë i pathyer dhe shembull si qytetar, si shkrimtar dhe si intelektual. I dëshiroj jetë të gjatë bacës Adem! HTH