Aktuale

Thaçi e kujton dhe flet për vlerën e përhershme të trashëgimisë së presidentit Rugova

Presidenti aktual i vendit, Hashim Thaçi e ka kujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova, me rastin e 14 vjetorit të vdekjes së tij.

Thaçi tha se në 14 vjetorin e vdekjes së Rugovës, nderojmë kontributin e madh të tij në rrugëtimin e gjatë dhe të mundimshëm të popullit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Në 14 vjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova nderojmë kontributin e madh të tij në rrugëtimin e gjatë dhe të mundimshëm të popullit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në e Perëndimin janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Presidentit Rugova”, ka shkruar Thaçi.

Kujtojmë se në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish- presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Dr. Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar të njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në ish-Jugosllavi.