Aktuale

Thaçi në Vjenë, me homologët e tij nga rajoni diskuton për integrimin e Ballkanit

Presidenti Hashim Thaçi, do të udhëtojë sot për në Austri, me ftesë të Lëvizjes Paneuropa, e cila këtë vit shënon 100 vjetorin e themelimit të saj, njofton zyra për informim e Presidencës.

Presidenti Thaçi, bashkë me presidentë të tjerë të rajonit, do të jetë pjesëmarrës në panelin kryesor të këtij kongresi, ku do të diskutohet për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor, thuhet më tej në njoftim.

Këtë vit, ky kongres organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Austrisë.

Kongresi panevropian është një forum më ndikim në Evropë dhe për një kohë të gjatë është udhëhequr nga Otto von Habsburg, i cili ka qenë një mik i madh i Kosovës.