Aktuale

Thaçi nuk e ftoi në takim, Kusari-Lila ka disa fjalë për të

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se sot e ka kuptuar se Presidenti i vendit nuk e konsideron të denjë zyrtarisht një grua kryetare të partisë Alternative, ish – zv/Kryeministre me titull ashtu si i kishte karakterizuar burrat kryetar të partive që i kishte ftuar, me tituj të posteve që i kanë mbajtur më herët, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se presidenti mund të jenë çka do, vetëm unifikues jo.

Ajo ka thënë se për këtë nuk po shkruan për pjesëmarrjen apo mos pjesëmarrjen time në ftesën eventuale, por tregon gabimin e kabinetit të Presidentit për trajtimin e gruas në politikën e Kosovës.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sot e kuptova se Presidenti i vendit nuk e konsideron të denjë zyrtarisht një grua Kryetare të partisë Alternative, ish – zv/Kryeministre me titull ashtu si i kishte karakterizuar burrat kryetar të partive që i kishte ftuar, me tituj të posteve që i kanë mbajtur më herët.
Nëse Presidenti i vendit e konsideron veten dhe rolin e tij si faktor unifikues për vendin, atëherë sot si shumë herë tjera ai dhe kabineti i tij e treguan se çdo gjë mund të jenë, vetëm unifikues jo.
Nuk e di se çfarë mund të ishte aludimi i tyre për këtë mosftesë, por duke e ditur se gjithmonë sigurohen të jenë të “mbuluar me letra”, i këshilloj të verifikojnë në KQZ kënd e përfaqësoj unë.

Ashtu sikur edhe shumë raste tjera në Kosovë, kjo situatë e tregon hipokrizinë e retorikës për gjithëpërfshirje të grave në jetën politike nga Presidenti i vendit.

Alternativa është parti e re, ende e vogël, por ndikimin në raste të caktuara mund ta ketë tepër të madh për ndryshimet në Kosovë.

Ky postim nuk e paragjykon pjesëmarrjen apo mos pjesëmarrjen time në ftesën eventuale.
Ky reagim ka për qëllim të tregojë gabimin e kabinetit dhe të Presidentit për trajtimin e gruas në politikën Kosovare.

the authorGazetaKNN