Aktuale

Thaçi: Nuk ka ndarje të territoreve të Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në konferencën për media të mbajtur sot, kishte në fokus fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka theksuar se nuk do të ketë ndarje të territoreve të Kosovës dhe një gjë e tillë as nuk do të diskutohet.

“Prandaj une sot këtu, si president i vendit edhe një herë dua t’i siguroj qytetarët e Kosovës si President i Republikës së vendit, se nuk ka forcë qe do ta detyroj Kosovën të pajtohet me ndarjen e saj. E ritheksoj, si president i vendit me gjithë përgjegjësitë e mia, siguroj se nuk do të lejoj as të diskutohet e lëre më dikush të pajtohet me ndarje te Kosovës.

Më tej, ai ka thënë se do të punojë që marrëveshja finale të jetë në përputhshmëri me të drejtat kushtetuese e ligjore. Shtoi se dialogu do të përmbyllet me njohje reciproke dhe me mundësinë që Kosova të antarësohet në OKB, NATO dhe BE.

Thaçi përmendi edhe vullnetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkangjitje me Kosovën.

“Jemi deshmitarë te institucionalizimit të kërkesës së Liderëve të Luginës dhe vullnetit të qytetarëve për ta respektuar plebeshitin per bashkangjitje me Ks.

Më tutje, Thaçi përmendi konferencën e Rambujesë dhe arritjen e lirisë, si dhe konferencën e Vjenës dhe arritjen e pavarësisë. Sipas tij, bashkimi pozite-opozitë do të ketë rezultate më të mira ashtu si gjthmonë.

“Aty ku kemi marrë vendime të përbashkëta kemi dalë mirë si në Rambuje që fituam lirinë dhe në Vjenë pavarësinë”, tha ai. /FaktePlus/.