Aktuale

Thaçi: Nuk do t’i harrojmë krimet e regjimit serb në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar dashmorët e masakrës së Reçakut.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se “masakra e Reçakut, 19 vjet më parë, ishte dëshmia më e fortë e politikës serbe të terrorit sistematik, të gjenocidit shtetëror dhe krimit kundër njerëzimit”, raporton Insajderi.

“Ndërkaq, emërtimi i krimit me emrin e vërtetë nga miku i Kosovës, ambasadori William Walker ishte një akt sensibilizues i çështjes së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Tutje Thaçi thotë se të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë do t’i kujtojmë me respektin më të thellë njerëzor dhe institucional.

Thaçi është shprehur se “ne nuk do t’i harrojmë as krimet që regjimi serb i ka bërë në Kosovë, për të cilat një ditë do të japë përgjegjësi”. /Insajderi.com