Aktuale

Thaçi: Orr, personifikimi më i mirë i marrëdhënieve speciale mes Kosovës e IOWA-s

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim gjeneralin amerikan Timothy Orr, të cilin e ka vlerësuar si personifikim i marrëdhënieve speciale mes Kosovës dhe shtetit të IOWA-s.

Kreu i shtetit ka theksuar se Orr ka qenë gjithmonë në mbështetje të popullit të Kosovës në momentet me të veçanta.

“Gjenerali Orr me vite të tëra iu shërbeu dy popujve dhe është personifikimi më i mirë i marrëdhënieve speciale ndërmjet Kosovës dhe IOWA-s. Ishte gjithmonë përkrah nesh, në momentet më të veçanta për shtetin dhe popullin tonë. Edhe pas pensionimit të tij, gjenerali Orr mbetet një prej mbështetësve më të mëdhenj të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës, shtoi se i janë përjetësisht mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës! /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli