Aktuale

Thaçi për demarkacionin: Jemi të përkushtuar që të ndodh liberalizimi i vizave

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është e rëndësishme që të ndodh sa më shpejt liberalizimi i vizave dhe se për këtë arsye duhet të bëhet një zgjidhje kur bëhet fjalë për demarkacionin.

Thaçi, i pyetur nga gazetarët se si do ta zgjidhin çështjen e demarkacionit kur dihet se kryeministri Haradinaj ka deklaruar se versioni i nënshkruar nga Thaçi sa ishte ministër i Punëve të Jashtme nuk është korrekt, ky i fundit ka deklaruar se kjo do të shikohen hapësirat e mundshme për liberalizim të vizave, shkruan arbresh.info.

“Ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme është që të gjithë jemi të përkushtuar që të ndodh liberalizimi i vizave sa më shpejt prandaj do t’i ndihmojmë njëri-tjetrit dhe do t’ia lehtësojmë detyrat njëri-tjetrit por këtu duhet të kyqet edhe opozita në mënyrë që të lëvizim më shpejt. Do të shikojmë hapësirat e mundshme për realizimin e vizave sepse është fokus i ynë edhe themelimi i FAK-ut”, është shprehur Thaçi.

Ai ka thënë se zgjidhja e ngërçit politik pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve edhe meritë e partive politike në vend.

“Është një meritë e jashtëzakonshme e partive politike, konstituimi i Kuvendit dhe themelimi i Qeverisë, pa ndërhyrje dhe presion ndërkombëtar, është një kulturë politike që duhet vlerësuar nga të gjithë”, ka thënë ai./arbresh.info/