Aktuale

Thaçi: Rama ka të drejtë të flasë për Kosovën – por jo në emër të saj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka komentuar debatet e ditëve të fundit për marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri.

Duke folur për vizitën e shumëdiskutuar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd, Thaçi ka thënë se Rama ka të drejtë të flasë për Kosovën, por jo në emër të saj.

“Zoti Rama ka të drejtë plotësisht të flasë për Kosovën, jo në emër të Kosovës. Për Kosovën vendosin institucionet legjitime”, ka thënë presidenti i Kosovës në emisionin “Opinion” në TV Klan.

“Edhe unë flas për Shqipërinë kur të me jepet mundësia, por vendimmarrja i takon Tiranës”, ka shtuar Thaçi, transmeton Gazeta Express.

Kosova dhe Shqipëria nuk janë në garë, por janë shtete që e plotësojnë njëra-tjetrën, në të gjitha angazhimet, ka theksuar presidenti i Kosovës. /Express/