Aktuale

Thaçi reagon pasi Grenell njoftoi për takim të ri mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pasi që SHBA-të caktuan një takim të dytë në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi me anë të një postimi në Twitter ka thënë se e mirëpret takimin në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan lajmi.net.

Tutje, presidenti ka shtuar se Kosova është falënderuese për përkushtimin e saj për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Mirëpres takimin e planifikuar në Shtëpinë e Bardhë për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Jemi falënderues për përkushtimin e jashtëzakonshëm të SHBA-ve për paqe dhe stabilitet në rajon”, ka shkruar presidenti.

Kujtojmë se presidenti Thaçi planifikohej që të merrte pjesë në takimin e parë që do mbahej më 27 qershor në Uashington, por që pas publikimit të aktakuzës nga Specialja, i njëjti u anulua.

 

the authorGazetaKNN