Aktuale

Thaçi shkruan për policinë: Në krye të detyrës, 21 policë kanë humbur jetën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shkruar për policinë e Kosovës dhe 21 policët që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

Ai i ka quajtur policët e rënë në krye të detyrës “heronj të pasluftës” dhe ka treguar vendimin e tij për t’i dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Statusi i plotë i presidentit Thaçi:

Shumë pak muaj pas çlirimit të vendit, së bashku me udhëheqjen e ekspertizës perëndimore, nisëm nga zeroja ndërtimin e Shërbimit Policor të Kosovës. Krijuam policinë e parë në Kosovë, sipas standardeve dhe kritereve demokratike. Një institucion shumetnik, me përfaqësim meritor edhe gjinor!
Sot, policia jonë, është shembull për tërë rajonin dhe më gjerë. Ajo është forca, siguria dhe nderi i qytetarëve dhe i shtetit tonë. Çdo ditë është në krye të detyrës, në shërbim të qytetarëve, të sigurisë dhe në mbrojtje të atdheut.
Në krye të detyrës, 21 policë kanë dhënë më të shtrenjtën e tyre, jetën. Ata janë heronjtë e pasluftës dhe për kontributin e tyre kam vendosur t’i dekoroj me urdhrin “Hero i Kosovës”. HTH. /Lajmi.net/ 

the authorGazetaKNN