Aktuale

Thaçi i shpreh ngushëllime familjen Kikaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve në Lidhjen Demokratike të Kosovës për vdekjen e ish deputetit, Agim Kikaj.

Shkaktari i vdekjes se tij mësohet të jetë infarkti në zemër.

Kikaj ka lindur më 10 shkurt 1963. Ai kishte të përfunduar Fakultetin Juridik dhe atë të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.

Ishte pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së – organit më të lartë të kësaj partie.

Varrimi i të ndjerit bëhet të premten, 19.05.2017, në orën 17:00 në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës./KosovaPress/